Video e rrallë: Ushtarët serbë duke sharë gazetarët kur po e lëshonin Kosovën në vitin 1999

Dosier September 08, 2017 - 09:57

Qershori i vitit 1999, konkretisht dita e 12 e këtij muaji ka qenë dita më e lumtur e kosovarëve që po përjetuan tmerrin në luftë me Serbinë.

Pikërisht në këtë ditë pas një përballje ë gjatë lufte me UÇK-në forcat serbe u larguan nga Kosova, me ndërhyrjen e NATO-s, duke ua kthyer kosovarëve buzëqeshjen prapë në fytyrë, pas shumë vuajtjesh e përjetimesh të rënda që përjetuan me humbjen e zhdukjen e qindra njerëzve, shkruan Gazeta Metro

Për luftën e padrejtë që po iu bëhej shtetasëve të Kosovës, pati raportime nga e gjithë bota, ku gazetarë të huaj po shikonin nga afër luftën, dhe po i tregonin botës seç po ndodhë këtu me anë të shkrimeve e fotografive, por edhe videove të publikuara në medie të huaja.

Televizoni “TV3”  i Katalonisë, ka publikuar shumë video të tilla, siç është ajo e emocioneve të kosovarëve kur NATO u fut në Kosovë, por edhe një tjetër kur ushtarët serbë shanin gazetarët e huaj teksa po ktheheshin në Serbi.

Për më shumë shikoni videon më poshtë: