Si betoheshin ushtarët e armatës jugosllave edhe para hoxhës

Dosier September 04, 2017 - 15:51

Emri zyrtar i forcave të armatosura të Jugosllavisë mbretërore, ishte armata jugosllave, edhe pse sot shpesh i shtohet epiteti ‘mbretërorë’ për t’u ditur saktësisht se për cilën periudhë të historisë bëhet fjalë, transmeton Zeri.info.

Edhe pse ishte formuar kryesisht nga kuadri i oficerëve serb, kroat, malazez dhe slloven, nuk kanë munguar as oficerët shqiptarë, edhe pse në numër shumë të vogël dhe bëhet fjalë për ata që kishin luftuar në frontin e Selanikut dhe ishin nën komandën e Esad Pashës, por krah forcave sllave.

Mirëpo, aspekti më interesant i kësaj ushtrie, ishte se ushtronte ideologjinë e Jugosllavisë së integruar, në të cilën bënin pjesë tri religjione fetare dhe tri fisnore. Siç mund të shihet edhe në foto, të gjithë ushtarët e rinj, duhet të jepnin betimin para priftërinjve ortodoksë dhe katolikë, hoxhës që përfaqësonte komunitetin mysliman si dhe para përfaqësuesve të protestantëve dhe çifutëve.

Bëhet fjalë nga periudha e viteve 1920-1930. Me këtë regjimi i atëhershëm mundohej të paraqiste një ideal të rremë të një bashkëjetese dhe një respekti ndër popujt e ndryshëm të Jugosllavisë së atëhershme, edhe pse në realitet kjo ushtri po ushtronte një dhunë dhe një gjenocid të paparë kundër popullatës shqiptare në të gjitha viset ku ata jetonin në Jugosllavinë e atëhershme./ZERI