Njëzet vjet nga vdekja e princeshës Diana

Dosier August 31, 2017 - 10:05

Njëzet vjet më parë, princesha e Uellsit, Diana, ka humbur jetën në një aksident trafiku në Paris.

Ajo ka qenë vetëm 36 vjeçe.

Diana është futur në jetën publike në moshën 19-vjeçare, kur është fejuar me princin Charles.

Më 1981, ata janë martuar.

Popullariteti i saj është rritur nga udhëtimet në gjithë botën.

Sensi i saj për modën e ka bërë ikonë globale, ndërsa qasja joformale e ka bërë edhe më të dashur për publikun.

Në vitin 1996, Diana ka konfirmuar se është pajtuar me kërkesën e princit Charles për divorc.

Më 31 gusht të vitit 1997, e ndjekur nga fotografët në Paris, shoferi i saj ka vozitur me shpejtësi vdekjeprurëse në qytet.

Diana ka lënë prapa dy djemtë e saj, princat William dhe Harry. /REL/