Ja si kanë qenë librat shekuj më parë, kështu mësonin njerëzit shkrim-lexim (Foto)

Dosier August 13, 2017 - 17:32

Zhvillimet e vazhdueshme teknologjike kanë sjellë ndryshime të shpejta në çdo sferë të jetës tonë, gjithashtu një zhvillim të veçantë kanë sjellë edhe në arsim.

Këto zhvillimet e reja teknologjike e bëjnë edhe me të lehtë procesin e të mësuarit në ditët e sotme.

Nëse më përpara mjet i vetëm ishte një libër, sot ekzistojnë lloj mekanikash për ta bërë sa më të lehtë këtë proces.

Sot kemi tekste elektronike, lodra për mësim, libra me figurë, programe televizive, që të gjitha shërbejnë për ta bërë sa më të lehtë procesin e të mësuarit.

Por ndryshe nga sot, dikur nuk ekzistonin këto mekanika.Image

Procesi i të mësuarit në kohën para elektronike ishte shumë më i vështire- i vështirë, por jo i pamundur.

Disa shekuj më parë, afersisht rreth shekullin e 15-të, ka pasur disa metoda mësimdhënie, përmes të cilave fëmijët mësonin leximin në mënyra krijuese.Image

Mjet i vetëm për të mësuar ishte një abetare përbërë prej një pllake druri.

Ky libër në të cilin ishin gdhendur shkronjat e alfabetit, kapitale dhe të vogla dhe një varg fetar, i ndihmonte fëmijët të mësonin shkrim dhe lexim.Image

Këto mjete të veçanta në formë librash janë shfaqur fillimisht në Angli, ndërsa u kthyen menjëherë një mjet kyç, per zhvillimit arsimor gjatë asaj kohe.

Por megjithëse ishin prodhuar në masë, jo të gjitha ishin të njëjta.Image

Ekzistonin disa libra të bërë me materiale interesante, por ndër librat më të rrallë të asaj kohë ishin ato të përbërë nga argjendi.

Ndryshe nga sot, kur fëmijët mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë në të njëjtën kohë, atëherë fillimisht mësohej vetëm leximi.Image

Librat në atë kohë ruheshin e shumë kujdes, kjo detyronte prindërit që të bënin vrimë në dorezë dhe duke përdorur një kordë ta varnin librin në brez ose rreth qafës së fëmijës, duke e bërë kështu librin pjesë të veshjes së tyre, shkruan syri.net.

Një kuriozitet tjetër është se çmimi i letrës në atë kohë ishte shumë shtrenjtë, kjo detyronte njerëzit të përdornin pllaka prej druri.

Image