Flet mbesa e Shotë Galicës e cila vizitoi varrin e Azem Galicës (Video)

Dosier July 15, 2017 - 21:11

Shotë Galica erdhi e gjallë pranë varrit të Azem Galicës. Shota është trashëgimtarja e heroinës Shote Galica e cila ka trashëguar emrin e saj, pasi Shota e vërtetë Shotën e sotme e ka mbesë.

Në Galicë, familjarët e Shotë Galicës u pritën nga pasardhësit e Azem Galicës dhe bashkëfshatarët e tij.

Momente emocionuese pati në këtë tubim, pasi ishte i pari për shumë vjet.

Shotë Galica në vizitë erdhi së bashku me vëllanë e saj. Të dy janë fëmijët e vëllaut të Shotë Galicës, Salih Halilit.

Ajo ndihet e emocionuar derisa thotë se është krenare për bëmat e Azem e Shotë Galicës dhe shpalos kujtimet nga babai.

Vëllai i Shotës beqir Gashi tregon se si ishte plagosur Shota dhe e kishin dërguar për shërim në Shqipëri, por atje nuk ishte kujdesur askush për të.