Kjo është shtëpia ku u rrit Ibrahim Rugova (Foto)

Dosier June 20, 2017 - 13:38

Publicisti kosovar, Sali Kabashi ka publikuar fotografi të shtëpisë së dajve të Ibrahim Rugovës ku ish presidenti i ndjerë kishte kaluar shumë vite.

Shtëpia e cila është ende e parenovuar gjendet në fshatin Llukavc të Begut të komunës së Istogut. 

Tani ky vendbanim njihet si kulla e Din Rruesimit ndërsa pronar i saj është Naimi, daja i vogël i ish presidentit Rugova, shkruan Indeksonline. 

Ish presidenti Rugova kishte kaluar shumë vite në këtë shtëpi me të ëmën Sofën deri në moshën 9 vjeçare.

Madje këtë shtëpi e kishte strehë banimi për shumë vite edhe në kohën kur vijonte shkollën e mesme në Pejë dhe për shkak të afërsisë Rugova ndalej tek dajët. 

Komuna e Istogut ka ndarë një shumë simbolike për meremetimin e kësaj shtëpie.

Image

Image

Image