Data historike në ditën e zgjedhjeve

Dosier June 11, 2017 - 07:54

Dita e sotme , do të shënoj rëndësinë e saj për qytetarët pasi do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Mirëpo kjo nuk duket të jetë dita e vetme e rëndësishme që ka rastisur sot.

Pikërisht me datën 11 qershor, bëhen plot 18 vjet kur forcat e UÇK-së hynë në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Në këtë ditë himni shtetëror i Kosovës mbush 9 vite nga miratimi në Kuvendin e Kosovës, pavarësia e të cilit u shpall me 17 shkurt 2008.

Para 18 viteve më 11 qershor hyri në fuqi edhe Marrëveshja e Kumanovës, e cila shoi njëherë e mirë dhunën serbe. 

Po ashtu sot bëhen 18 vjet kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë.

Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe ushtrisë jugosllave.

Me këtë marrëveshje fillon edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova.

11 Qershori është edhe ditë e çlirimit të Prishtinës. Për nder të kësaj dite sot në kryeqytet do të ketë disa aktivitete.