Imazhe tė rralla: Si vdiq Hitleri? (Foto, +16)

Imazhe tė rralla: Si vdiq Hitleri? (Foto, +16)

SHPËRNDARJE

09 Qershor 2017 • 21:46 •

Më 8 maj të vitit 1945 mori fund Lufta e Dytë Botërore. Gjermania kapitulloi dhe Fyhreri vdiq. Kështu të paktën thuhet.

Por vetëm më 25 tetor të vitit 1956, një gjykatë e shpalli zyrtarisht Fyhrerin të vdekur.

Më shumë se 40 dëshmitarë u morën në pyetje, mes tyre adjutanti i Hitlerit, Otto Guensche dhe shërbëtori Heinz Linge.

Këta të dy ishin të parët që u futën në bunkerin ku i dha fund jetës Hitleri me të shoqen, Eva Braun.

Spiegel ka siguruar për herë të parë dëshmitë e tyre.

Sipas këtyre dëshmive është riprodhuar edhe momenti i fundit i jetës së Hitlerit dhe Eva Braun (foto më poshtë).

Por dyshimet kanë mbetur prej kohësh.

Një video e publikuar pas rënies së Berlinit, tregonte disa ushtarë rusë me trupin e Hitlerit.

Ishte thjesht një inskenim me trupin e një ushtari gjerman.

Që prej majit të vitit 1945, shërbimet sekrete në mbarë botën kërkojnë për diktatorin.

Përpara Konferencës së Potsdamit në korrik 1945, Stalini deklaroi se nuk e dinte se ku është Hitleri.

Pati spekulime se ai ka ikur në Argjentinë, të tjerë spekulues thonë se ai ka ikur në Antarktidë.

FBI hetoi gjerësisht për të gjitha këto spekulime, transmeton mapo.

Kur e pa se këto spekulime nuk sosnin, Bashkimi Sovjetik zhvarrosi trupat e Hitlerit dhe Eva Braun në vitet ’70 për të bërë identifikimin e dhëmbëve.

Në vitin 2000, shërbimi sekret rus tha se një fragment kafke provon se ai është trupi i Hitlerit.

Por një shkencëtar amerikan tha në vitin 2009 se provat tregojnë se kockat e Hitlerit i përkasin një gruaje.

13