Fotografi e rrallë e Anton Çettës si fëmijë (Foto)

Dosier April 09, 2017 - 17:04

Në faqen e Facebook-ut, “Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history”, është publikuar një fotografi e rrallë e Anton Çettës.

Anton Çetta u lind më 1920 në Gjakovë. Ishte shkrimtar, profesor letërsie, e patriot shqiptar i njohur për pajtimin masiv të gjaqeve në Kosovë.

Një pjesë të fëmijërisë ai e ka kaluar edhe në Tiranë e Korçë.

Dëshmi është edhe fotoja e bërë më 1923 në Tiranë, ku pranë tij është nëna Agata dhe babai Lazëri. /Telegrafi/

 

Image