Dëshmia e tmerrshme e Xhevat Rexhajt: Si ma dogjën të gjallë familjen në shtëpi (Foto)

Dosier April 03, 2017 - 08:47

Ishte viti 1999 kur Xhevat Rexhaj nga Istogu mori një lajm të hidhur.

Forcat serbe kishin djegur të gjallë  nënën dhe 19 anëtarë të familjes së nënës së tij, dajën, 5 vajzat e tij dhe djalin e tij 2 vjeçar dhe shumë kushërinjë.

Ky është rrëfimi i tij I tmerrshëm:

Një datë, një ditë, një histori që do të ndërroi gjeopolitikën dhe gjeografinë e botës, një ditë që do shënonte për herë të parë në historinë e njërizimit një madhështi njerëzore kur shtetet demokratike të botës mike të shqiptarëve që u fituan në anën tonë me mençurinë e Njeriut që ndërroi kohen dhe ktheu drejtësinë, President Ibrahim Rugovës, ishte pra 24 Marsi i vitit 1999 kur Natoja do të fillonte ta dermonte Serbinë pushtuese në tokën Dardane -Dardaninë.

Ishte një ditë jo e thjeshtë, ishte një ditë e veçantë, një ditë që prej mëngjesit disi ora nuk lëvizte me atë ritmin e vetë normal, ishte 24 Marsi i vitit 1999, dukej se disi vonohej edhe rënia e shënuesit të sekondave dhe minutave të fundit për fillimin e bombardimeve të Natos kundër Serbisë, çdo gjë ishte në pritje. Pritej rrëfimi i njeriut më të dashur, njeriut më të Madh njeriut më të duhur Presidentit të SHBA së B. Klinton, që të njoftonte se kishte rënë kambana që të sulmohej bastioni i së keqes, pra shteti monstrum i krijuar nga dhuna , dhe terrori shekullor mbi supet e kombeve evropiane, pra Serbisë.

Momenti kur në TVetë botërore u duk Njeriu i bekuar nga Zoti për kombin shqiptar Presidenti i SHBA së Bill Klinton, dita u shkurtua, dhe shekulli i tragjedisë shqiptare nën pushtim filloi të përfundoi. Në orën 19.45 minuta, filloi të rrah treguesi i orës për shqiptarët, filloi festa edhe pse dihej se do të ketë edhe shumë dhimbje, shumë plagë, dhe shumë pësime njerëzore nga “ ariu i plagosur dhe i çmendur me emrin kobzi Serbia”, mirëpo tjetër rrugë nuk kishte për ta përzan përherë nga trojet tona të pangopurin me gjak shqiptari, armikun shkatërrimtarë, dhe gjenocidial që kishte ardhur, dhe ishte futur në trojet tona duke na i rrenuar pasuritë tona historike, dhe kombëtare…

Në fillim të prillit 1999, serbët masakruan , dhe vranë 19 anëtarë të Familjes së Nanës time  Imaraj nga Pdalishta e Istogut

Unë isha në Zvicër, për shumë shkaqe kisha lënë nënën, dhe vëllain në Kosovë (gjithmonë do të më brej ndërgjegjeja) por ishte mu nëna ime e ndjerë që më kishte bindur që unë të largohem nga Kosova me fëmijë të vegjël, dhe gruan në perëndim. Pas euforisë kur pash raketën e parë amerikane që ra mbi cakun serb, dhe dridhi kryeqendren e së keqës, kryeqendren e krimit me emrin Beograd, thash të telefonoi mundësisht në Kosovë. Djali i axhës tim Qerim R. Rexhaj e kishte një telefon satelitor në shtëpi, telefonova, dhe për fat lidhja u hap, bisedova me nënën, dhe me vëllain Rifatin, u thash për brengën dhe euforinë time, ndërsa ata disi mbaheshin mirë duke thënë se e fundit do të jetë e mira për Kosovën, dhe se ata janë të gjithë bashkë me të afërmit e tjerë.”O djali i jem ju keni me e gëzua lirinë e Kosovës e për ne pleqtë qysh e pastë shkrua Zoti se shkiet janë të pa shpirtë. dhe se shtëpinë nuk do ta lëshojmë..” Djali i axhës Qerimi tha na koftë me fat liria se Klintoni ka me ja thye qafën Serbisë”, ishin disa nga fjalët e Qerimit.

Unë isha kryetar i LDKsë dhe Këshillit të Emergjencës, bënim organizime të ndryshme, mblidhnim ndihma dhe mjete financiare për Institucione dhe për popullatën në egzod organizonim, dhe bënim gati një grupë prej 98 shqiptarësh që ishim nënshkruar, dhe lajmëruar që të niseshim për në luftë (kishim bërë edhe përgatitjet duke dërguar oficirin e ushtrisë një antarë Kryesie të degës dhe Nëndegës sime (por mjerisht pas qëndrimit të tij në Shqipëri ai duhet të kthehej ngase ishte i kërcënuar nga falangat majtiste marksiste- leniniste që nuk lejonin luftëtarë të Institucioneve, dhe kështu 98 nga ne që kishim ba të gjitha përgatitjet dhe nësnshkrimet mbetem pa mundësi shkuarje??? Është një temë në vete), pra me ato mundësit tona ndihmonim vendin, (jam ende i lumtur që isha dhe jam LDK ngase askush nuk mundet të mohoi se shumica e luftëtarëve të Ushtrisë Clirimtare ishin shqiptarë të ndergjegjshëm që deshten Presidentin, lirinë dhe luftën e drejtë për shporrjen e Serbisë nga Dardania…)

Lajmet e mbrëmjes në TVSH,”; Sot forcat serbe masakruan dhe vranë 19 anëtarë të familjes Imeraj në fshatin Padalishtë, ndër ta mësuesin dhe veprimtarin e kësaj ane Bekë Cenë Imeraj (daja im), 5 vajzat e tij dhe djalin e tij 2 vjeçar si dhe nënën e shumë kushërinjë pra familjarë Imeraj.

Me gjithë momentet shokuese të këtij lajmi disi ne shqiptarët thuaja se ishim imunizuar që të përmbahemi me dinjitet edhe ndaj këtyre lajmeve tronditëse, dhe të dhimbëshme për shpirtin dhe, qenjën tonë shpirtërore. Ishte një dhimbje e madhe për dajen dhe familjarët e tij, gruaja dhe dy fëmij të tjerë kishin shpëtuara, ngase gruaja e Bekës ishte në atë moment pakëz më largë shtëpisë, dhe siq do të rrëfej ajo vetë në gjyqin kundër Millosheviqit, ajo kishte parë të terë skenën fatkeqe se si shkiet kishin masakrue fëmijët, burrin dhe vjehrren e saj. Një gjë ajo do e potenconte me vuajtje të shpirtit të saj Z. Lirije Imeraj kur ajo rrëfente rastin e prerjesë së dorës të fëmijës së saj Afrimit 2 vjeqar me bajoneten¨e shkaut gjakpirës , dhe në atë moment fëmiu kishte bërtitur me fjalët “o babi ky njeri ma mori doren…” …ah a ka zemër shqiptari që nuk derdh lot kur dëgjon këte rrëfim nga kjo tragjedi, eh u çoftë i lehtë dheu i Dardanisë të gjithë të rëneve nga dora barbare serbe…

Varret e viktimave të Familjesë Imeraj nga Padalishta 19 të vrarë, prej moshës 2 deri në 80 vjeqarë…

Lajmet e mbrëmjes në TVSH, prill 1999”; Mbrëmë serbët masakruan dhe dogjën për së gjalli 5 anëtarë të familjes Rexhaj të fshatit Cerrcë.

Pamje nga ajo që mbeti nga trupat e djegur të familjarëve Rexhaj

….”O djali i jem ju keni me e gëzua lirinë e Kosovës e për ne pleqtë qysh e pastë shkrua Zoti se shkijet janë të pa shpirtë dhe se shtëpinë nuk do ta lëshojmë….” Nëna

Këto foto i kanë bërë në mëngjesin e 2 prillit, Flamuri (djali Kadrisë), Mustafa, Bekimi, Bedriu, Ibri (djali i Isufit) e Smajli dhe disa të tjerë të cilët ishin që të gjithë të armatosur në mbrojtje të të ikurve në fshatrat e Studenicës dhe Kaliqanit, të gjithë familjarë të të vrarëve. Të gjithë këta të masakruar dhe të vrarë kurrsesi nuk kishin pranua që të lëshonin shtëpijat e tyre dhe ishin tubuar të gjithë së bashku në shtëpinë e Isufit, dhe kishin edhe dy revole me vete Isufi dhe Kadria, dhe nji pushkë gjyetie, dhe sipas dëshmive nga ngjarja Kadriu ka shtie me allti kundër paramilitarëve kur ata kanë fillue të shtinë me armë ndaj viktimave, dhe athere paramilitarët kanë vra dhe kanë djegur për së gjalli brenda në dhomë 5 kufomat. Në mengjesë të hershem kur kanë mberritur nga Studenica të afërmit mjerisht i kanë gjeturë viktimat të djegura, dhe ashtu shpejtë i kanë bë fotot dhe i kanë varros në shpejtësi duke i mbështjellur me plastika që së paku të dihen kufomat ….

Ishin këto lajme që të turbullonin trurin dhe shpirtin por ishin lajme që tregonin realitetin se çka është në gjendje të bëjë njeriu kundër njeriut, pra sa urrejtje ka njeriu për njeriun, sa gjakpirës është njeriu kundër njeriut dhe se sa kënaqësi ka njeriu kur shef dhimbje te viktima, ishte pra Njeriu me emrin Serb ai që i bënte të tillat. Të jem i sinqertë dhimbja ime për Nanën, vëlluan , djemtë dhe gruan e axhës si dhe dajën me femijë ishte e madhe, por dhimbja ishte thuaja e njëjtë për të gjitha viktimat që masakroheshin nga gjakatarët serbë, sepse që të gjithë ishin, nëna, motra, vëllezër dhe të afërm- pra ishin shqiptarë, ishin dhimbje për mua dhe mbarë shqiptarinë.

Athua a harrohen këto ndonjëherë? Athua a duhet ti kujtojmë gjithherë vrasësit…

Me këta pak rreshta desha të kujtoi se të gjithë shqiptarët e të gjitha moshave që ishin vrarë dhe masakruar nga armiku, ishin dhe do të mbesin martirë të truallit të quajtur Dardani-Republika e Kosovës.

Tutje këto do ia lëmë kohës, ama ne shqiptarët të ecim me kohën, të jemi bashkë e ta zhvillojmë , dhe lulëzojmë tokën tonë dardane ku prehen eshtrat e të rënëve për lirinë jo vetëm të Kosovës por të mbarë kombit shqiptarë.

Edhe pas të gjitha këtyre që i shkrova, ora 19:45 e natës së 24 marsit 1999, do jetë për mua festë e përjetshme se u bombardua, dhe më vonë u shkatërrua sajesa e të keqes, fabrika e prodhimit të panjerëzisë u bombardua aleati i Rusisë, dhe ish gjelati i Ballkanit që më pastaj do të tkurret në Serbinë e brendshme …

Këtë shkrim e bëra që të tregoi me fotografi edhe tani se çfarë kanë bërë dhe prapë do ta bënin ata që deshën të na e hanin kokën tërësisht, mirëpo me kohë do ta hanë vetveten dhe kokën e tyre, kanë borxhe të mëdha të pa kthyera.

Pushofshi lehtë në tokën Dradane të dashtun familjarë të mi, të familjesë Rexhaj dhe Imaraj dhe të mbarë shqiptarisë.

Lavdi të gjithë atyre që ranë dhe u vranë nga dora çetnike serbe, me gjakun e tyre është murosur edhe më shumë pavarësia e Dardanisë.