Clinton më 1999: Po veprojmë për t’i shpëtuar njerëzit e pafajshëm nga forcat serbe (VIDEO)

Dosier March 24, 2017 - 16:09

Më 24 mars të vitit 1999, pikërisht në ditën ku NATO-ja kishte filluar sulmet ndaj forcave serbe, Presidenti i SHBA-së Bill Clinton në një adresim televiziv para kombit amerikan kishte arsyetuar ndërhyrjen ushtarake.

Ai kishtë thënë se NATO-ja po ndërhyn për të ndalur brutalitetin e forcave serbe në Kosovë.

“Ne po veprojmë për të mbrojtur dhjetëra-mijëra njerëz në Kosova nga ofensivat ushtarake në rritje. Po veprojmë për të parandaluar një luftë të shkallës më të gjerë për të eliminuar një fuçi baroti në zemër të Europës që ka eksploduar dy herë më parë në këtë shekull me rezultate katastrofale”, kishte thënë Clinton.

Fjalimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.