Përshtypja e gazetës 'Rilindja' që tregon vlerat e Tetovës në vitin 1952 (Foto)

Dosier March 17, 2017 - 09:19

Tetova dikur ka pasur ”dy kinoteatra, teatrin profesional, teatrin e kukullave, bibliotekë me shumë tituj dhe në javë ka pasur 4 shfaqje teatri” kështu shkruan Gjeto Lekaj në gazetën ”Rilindja” më 24 prill, 1952.

Sot Tetova ka një objekt teatri që nuk ka shfaqje, ka bibliotekë ku kalben librat pasi nuk ka rafte, ndërsa për kinema as që bëhet fjalë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kjo është Tetova ku ndodh regresi jo progresi.

Ku gjërat nuk përmirësohen por shkojnë drejtë shkatërrimit.

Image