Kur Shqipëria i strehonte hebrenjtë (VIDEO)

Dosier January 30, 2017 - 09:59

Si pasojë e një urdhri ekzekutiv të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, mijëra myslimanë janë duke u dëbuar nga Amerika.

Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin pikërisht myslimanët shqiptarë ata që shpëtuan mijëra hebrenj nga nazistët, transmeton Klan Kosova.

Gjashtë milionë hebrenj janë ekzekutuar nga nazistët, por shumë prej tyre janë shpëtuar nga myslimanët e Shqipërisë.

Ata kanë jetuar në paqe dhe në harmoni në Shqipëri. Në vitin 1943, kur Gjermania kishte okupuar Shqipërinë, kërkoi nga kjo e fundit një listë të hebrenjve që jetonin aty. Shqipëria megjithatë nuk e dorëzoi asnjëherë një listë të tillë.

Shumë shpejt, Shqipëria u shndërrua në strehë të hebrenjve. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, numri i tyre u dhjetëfishua.Asnjë hebre nuk përfundoi në kamp nazist derisa kur pyeten shqiptarët se pse i kanë ndihmuar ata, thjesht do të dëgjosh “Thjesht duhet ta bënim”.