Kuriozitetet më interesante gjatë inaugurimit të presidentëve në SHBA, gjatë historisë

Dosier January 25, 2017 - 15:44

Disa ditë më parë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u realizua ceremonia e inaugurimit të presidenti të 45-të.

Siç çdo inaugurim, edhe ky pati të veçantat e tij.

Por në tekstin më poshtë, ua sjellim disa karakteristika të inaugurimeve të presidentëve amerikanë, gjatë historisë.

Fjalimet më të gjata (mbi 3500 fjalë)

I dyti i James Monroe (4467)

Martin Van Buren (3838)

William Henry Harrison (8445)

I pari i Abraham Lincoln (3634)

Benjamin Harrison (4388)

I pari i William McKinley (3967)

Calvin Coolidge (4059)

Herbert Hoover (3801)

Fjalimet më të shkurtra (Nën 1500 fjalë)

I dyti i George Washington (135)

Zachary Taylor (996)

I dyti i Abraham Lincoln (698)

U.S. Grant (1128 për të parin dhe 1337 për të dytin)

Teddy Roosevelt (985)

I katërti i Franklin Roosevelt (559)

John Kennedy (1355)

Inaugurimet më të kushtueshëm në histori kanë qenë…?

Inaugurimi më i kushtueshëm i shekullit në XX-të qe patjetër ai i Bill Clinton i 1993, që arriti në 25 milionë dollarë. 8 vite më pas, inaugurimi i George W. Bush kushtoi 40 milionë dollarë.

A janë ndërprerë ndonjëherë ballot presidenciale?

Abraham Lincoln organizoi një ballo për të festuar rizgjedhjen e tij gjatë Luftës Civile. Woodrow Wilson i hoqi ballot gjatë dy inaugurimeve të tij dhe 3 presidentët që e pasuan – Harding, Coolidge dhe Hoover – vepruan njëlloj (megjithëse organizuan ballo bamirësie). FDR që ecte me karrige me rrota organizoi koncerte në vend të ballove në të 3 inaugurimet e para të tij. Në të katërtin, të organizuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai organizoi një ceremoni të përbashkët. Pas mbarimit të luftës, ballot inauguruese u rikthyen në modë. Në 1961 u organizuan 5 ballo. JFK mori pjesë në të gjitha. Në 1981 ballo e parë përtejdetit u mbajt në nderim të Ronald Reagan dhe ballot satelitare mbushën vendin. Në 1989 pati 9 ballo. Në 1993 Bill Clinton organizoi 11, në 1997 14 të tilla.

A janë mbajtur ndonjëherë fjalimet në natyrë?

Inaugurimi i parë – ai i George Washington – u mbajt jashtë Federal Building në New York City; ai e mbajti fjalimin e tij brenda Senatit. Më pas, ai dhe presidentët e tjerë për më shumë se një gjeneratë e bënë betimin në natyrë, jashtë godinës së Senatit, ku mbanin edhe fjalimet inauguruese. Në 1817, në inaugurimin e parë të James Monroe, ceremonia u spostua jashtë godine pasi Spikeri i Dhomës, Henry Clay, refuzoi që të sillnin karriget e tyre me ornamente të arta. Fjalimi tjetër inaugurues i Monroe u mbajt brenda, por duke filluar me Andreë Jackson fjalimet inauguruese u mbajtën jashtë. Në shekullin e XIX-të presidentët normalisht mbanin më parë fjalimin dhe më pas betoheshin. Në shekullin e XX-të, kjo traditë u përmbysë. Në 1945 FDR e prishi traditën dhe u betua në katin e dytë të portikut jugor të Shtëpisë së Bardhë. Janë dhënë shpjegime të ndryshme për vendimin e tij. Disa thonë se i detyrohej Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte në fazat e fundit të saj. Të tjerë thonë për shkak se FDR qe i sëmurë dhe i pamundur që të udhëtonte pa vështirësi nëpër Capitol (ai ndërroi jetë 3 muaj më vonë). Pastaj qe edhe shpjegimi i ofruar nga Senatori Harry Byrd, Jr. ai tha se FDR e bëri betimin në Shtëpinë e Bardhë për shkak të një grindjeje midis FDR dhe babait të tij, i cili ishte gjithashtu senator.

A kanë ecur gjithmonë butë tranzicionet presidenciale?

Ndërsa shumica e tranzicioneve janë trajtuar mirë nga fituesit dhe humbësit, disa dallohen si përjashtime të njohura. Në 1801, John Adams doli jashtë qytetit përpara se Thomas Jefferson të betohej, gjë që shumë jeffersonianë e konsideruan fyese (Adams pretendoi se nuk donte ta fyente dhe mund të mos ketë dashur realisht. Në atë kohë nuk pritej që presidentët në largim të shfaqeshin në inaugurimin e pasuesit të tyre. Adams dhe Jefferson patën shkëmbyer letra të pëlqyeshme pak kohë më parë).

Në 1825, në ceremoninë e betimit, Jackson u përshëndet përzemërsisht me John Quincy Adams pas humbjes ndaj tij. por 4 vite më pas ndjenjat qenë helmuar aq shumë sa që Jackson, tani fitues, refuzoi që t’i bëjë një telefonatë kortezie Presidentit Adams. Nga ana e tij, refuzoi të merrte pjesë në ceremoni. Në 1861 Lincoln ju desh që të hynte fshehurazi në kryeqytet për të shmangur rrezikun e vrasjes. Në 1869 Presidenti në largim Andrew Johnson refuzoi që të marrë pjesë në inaugurimin e U.S. Grant (Johnson qe akuzuar nga republikanët e bërë aleatë me Grant). Në 1877, republikanët kishin frikë se mos mbështetësit e zhgënjyer të kandidatit humbës Samuel Tilden po planifikonin që të marshonin drejt Capitol dhe të përdornin dhunë me qëllim që të parandalonin betimin e Rutherford B. Hayes.

Në 1913, 5000 mbështetës të votimit të grave protestuan inaugurimin e Woodrow Wilson, duke shpresuar që të ushtronin presion ndaj tij për të miratuar amendamentin kushtetues që u jepte grave të drejtën e votës. Ai qe marshimi i parë i protestës në një ceremoni inaugurimi. Në 1933, FDR dhe Hoover refuzuan që të bashkëbisedonin në rrugën drejt Capitol. Në 1969, protestuesit hodhën gurë drejt kortezhit të makinave të Nixon. 100000 njerëz protestuan. Në 1974, Nixon nuk qe i pranishëm në ceremoninë që Gerald Ford e zëvendësoi. 20000 njerëz protestuan inaugurimin e George W. Bush në 2001.

Cilat inaugurime kanë ndodhur në kohë të trazuara?

5 inaugurime kanë ndodhur gjatë kohërash të stuhishme. Martin Van Buren erdhi në detyrë po atë ditë që nisi Paniku i vitit 1837. (Paniku u shkaktua nga vendimi i firmës tregtuese në pronësi të Philip Hone për të ndërprerë pagesat pasi të tjerët patën falimentuar në pagesat që i detyroheshin Hone). Në 1857, Gjykata Supreme the Supreme Court mori vendimin Dred Scott menjëherë pas inaugurimit të Buchanan. Në 1933, FDR erdhi në detyrë mes krizës më të keqe bankare në historinë amerikane. Në 1981, pengjet amerikane e mbajtura nga Irani u liruan sapo Reagan erdhi në detyrë.

Deklaratat më shqetësuese të bëra në një inaugurim presidencial?

Në inaugurimin e tij të dytë, Madison mbajti një të shkurtër pas fillimit të Luftës së 1812, ku, duke ju referuar britanikëve, tha: “Ata, kjo është e vërtetë, nuk kanë në duart e tyre sëpata dhe thika, të dedikuara masakrës së përgjithshme, por ata kanë lëshuar ushtri të egra me këto instrumente mizorë; i kanë joshur ata në shërbim të tyre dhe i kanë çuar të luftojnë përkrah tyre, të etur që ta shuajnë etjen e tyre mizore me gjakun e të mundurve dhe të përfundojnë punon e torturës dhe vdekjes mbi robërit e luftës të gjymtuar e të pambrojtur”.

William Hoëard Taft tha se qeveria federale ishte e pafuqishme të ndërhynte në Jug në mbrojtje të të drejtave të votës së zezakëve “për aq kohë sa statutet e shteteve plotësojnë testin e Amendamentit të 15-të dhe, për pasojë, nuk janë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara”. Pa dorashka, ai deklaroi: “Nuk është në tagrin apo brenda sferës së qeverisë federale që të ndërhyjë në rregullimet e punëve të brendshme të shteteve jugore”. Në atë kohë ai thoshte se zezakët po linçoheshin për javë dhe nganjëherë edhe përditë. Megjithatë, Taft pretendonte se po bëhej progres i madh në këtë fushë.

A janë shfaqur gjithmonë zëvendëspresidentët në inaugurimet e presidentit?

Në 1821, Daniel Tompkins, zëvendësi i James Monroe, u betua në New York në vend që të udhëtonte për në Uashington siç kishte bërë 4 vite më parë. Në 1853, William Rufus King, zëvendës i Franklin Pierce, në gjendje të sëmurë, ishte në Kubë në përpjekje që të shërohej dhe nuk mundi të merrte pjesë në inaugurim. Ai u betua në Kubë disa ditë më vonë. U kthyer në shtëpinë e tij në Alabama pak kohë më pas dhe vdiq përpara se të shkonte në Uashington. Andrew Johnson i kish kërkuar leje Abraham Lincoln që ta vononte bërjen e betimit deri në mes të prillit, në mënyrë që të qëndronte në Tennessee dhe të siguronte tranzicionin në një qeveri të re e cila i kishte premtuar besnikëri Unionit. I këshilluar nga kabineti, Lincoln refuzoi.

(Po sikur Lincoln të kishte thënë po? Atëhere kur Lincoln u qëllua, Lafayette S. Foster, Presidenti pro tempore i Senatit, do të kishte qenë i radhës në linjën e suksesionit dhe do të bëhej Acting President në përputhje me termat e Presidential Succession Act). Johnson, një anëtar i Senatit, mbajti fjalim kur u betua si Zëvendëspresident. Ai qe aq i ngatërruar dhe pa lidhje, sa që shumë dyshuan se mos ishte i dehur (në fakti ai aktualisht po vuante nga mjekimi i fortë). Shumica e zëvendëspresidentëve mbanin fjalime të shkurtra gjatë bërjes së betimit, deri kur ceremonia e betimit të tyre u spostua në natyrë në 1937, kur Jack Nance Garner, zëvendësi i FDR, u betua në të njëjtën platformë si Presidenti. Qysh atëhere, zëvendëspresidentët flasin pak ose aspak gjatë betimit të tyre.

Cilat inaugurime janë shënuar nga trishtimi?

Gruaja e Andrew Jackson vdiq menjëherë pasi zgjedhjes së tij të parë si. William Henry Harrison vdiq pasi mori një të fothtë në inaugurimin e tij. Inaugurimi i Franklin Pierce u errësua nga vdekja e djalit të tij të vogël Bennie. Abigail Fillmore, gruaja e Presidentit në largim Millard Fillmore, mori një të ftohtë në ceremoni dhe vdiq 1 muaj më pas. Zëvendësi i Franklin Pierce, William Rufus King, ishte në Kubë i sëmurë dhe nuk mund të merrte pjesë në inaugurim. ai u betua në Kubë disa ditë më pas dhe vdiq pak kohë pasi qe kthyer në shtëpinë e tij në Alabama. Wilson qe aq i sëmurë në 1921 sa që nuk qe në gjendje të merrte pjesë në ceremoninë e pasuesit të tij Warren Harding. FDR dukej aq i sëmurë në inaugurimin e katërt të tij në 1945 sa që Edith, vejusha e Woodrow Wilson, komentoi se ai dukej njëlloj si i shoqi pak kohë përpara vdekjes.

A qe deklarata e Thomas Jefferson në inaugurimin e tij të parë se “ne jemi të gjithë republikanë e federalistë” realisht një apel ndaj bipartitizmit?

Megjithëse shumë amerikanë pëlqejnë ta kuotojnë apelin në dukje të paanshëm të Thomas Jefferson, prapa tij kishte një qëllim politik të saktë. E para, si qe zgjedhur si president në Dhomën e Përfaqësuesve me votat e federalistëve dhe donte t’i kënaqte ata. E dyta, siç e shpjegoi në një letër për të mik, ai shpresonte që të rikthente në vathë republikanët e inatosur që qenë larguar nga partia për shkak të histerisë antifranceze në 1798.

Cilat kanë qenë shenjat e jashtëzakonshme në një ballo presidenciale?

Tezgjah (1857)

Mongolfierë (1857)

Performoi Buffalo Bill (1889)

Kalorësit vullnetarë të luftës hispano – amerikane të Teddy Roosevelt parakalojnë me kuaj (1905)

Replika e PT 109 që JFK kishte përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore në teatrin e Paqësorit në paradë (1961)

Ike Eissenhower i kapur me lak nga një kauboj (1953)

Jimmy Carter duke ecur dorëpërdore me të shoqen Rosalynn Carter gjatë Pennsylvania Avenue (1977)

“Lejomëni të afirmoj besimin tim të palëkundur se e vetmja gjë të cilës duhet t’i frikësohemi është vetë frika – terror pa emër, i paarsyeshëm dhe i pajustifikuar që paralizon përpjekjet tona të kërkuar për ta transformuar tërheqjen në avancim”. – Franklin Delano Roosevelt (1933)

E ka ndikuar ndonjëherë moti inaugurimin presidencial?

Në 1873 bëri aq ftohtë sa që të ftuarit në ballon inauguruese të mandatit të dytë e Presidentit Grant ngrinë fare dhe shampanja u bë akull. Ai i tij qe inaugurimi më i ftohtë në histori – afërisht -18 gradë. Inaugurimi më i lagësht qe ndoshta ai i Benjamin Harrison. Ra aq shumë shi sa që Presidenti në largim Groover Cleveland mbante një çadër mbi kokën e Benjamin Harrison. Në kohën që Harrison kishte mbaruar, gjendeshin vetëm 4000 spektatorë. Për shkak të një shtrëngate dëbore në inaugurimin e 1909 të William Howard Taft, betimi u desh të spostohej brenda sallës së Senatit, ceremonia e parë e mbajtur brenda në 76 vite.

(Taft ishte i preokupuar për gjendjen shëndetësore e Kryetarit të moshuar të Gjykatës Supreme). Në inaugurimin e dytë të Woodrow Wilson bëri aq ftohtë sa që Presidenti u detyrua që në mes të fjalimit të tij të bënte pushim që të të vishte një pallto; turma e përshëndeti me brohori. Ra aq shumë borë një natë përpara inaugurimit të JFK-së sa që shumë dinjitarë e e gjetën të vështirë të merrnin pjesë, përfshi ish Presidentin Herbert Hoover, i cili u vërtit rreth qytetit për 1 orë përpara se të detyrohej të kthehej në Florida. Temperatura ditën e inaugurimit qe -6 gradë. Në 1985, inaugurimi i Ronald Reagan u spostua brenda në Rotunda kur raportet metereologjike parashikuan (siç rezultoi, fabimisht) se temperatura do të shkonte – 18 gradë. Parada e tij u anullua.

“Në këtë krizë të sotme, qeveria nuk është zgjidhja e problemeve tona”. – Ronald Reagan (1981)

“Ne jemi të gjithë republikanë, jemi të gjithë federalistë. Në qoftë se ka ndonjë midis nesh që do të dëshironte ta prishte këtë Bashkim apo t’i ndryshonte formën republikane, atëherë t’i lëmë të qëndrojnë të pa shqetësuar teksa monumentet e sigurisë me të cilën gabimi në mendim mund të tolerohet aty ku arsyeja është lënë e lirë ta luftojë atë” – Thomas Jefferson (1801)

Mënyrat e ndryshme me të cilën presidentët i janë referuar Zotit

Prindi i Madh i Racës Njerëzore (George Washington)

Ajo Qenia që është supreme mbi të gjithë ne (John Adams)

Fuqi e pambarimtë (Thomas Jefferson)

Zot (James Monroe dhe shumica presidentëve modernë)

Favori i Tij (John Quincy Adams)

Ajo Fuqia (Andrew Jackson)

Hyjni (Franklin Pierce)

Perëndi Hyjnore (James Buchanan)

Ai (Abraham Lincoln)

Zot i Madhërishëm (FDR)

Fjalimet më të famshme inauguruese

Thomas Jefferson në 1801

Abraham Lincoln në 1861 dhe 1865

Woodrow Wilson në 1913 dhe 1917

Franklin Roosevelt në 1933 dhe 1937

John Kennedy në 1961. /bota.al/