Dosier

Thënie të famshme të presidentëve pas marrjes së detyrës

Thënie të famshme të presidentëve pas marrjes së detyrës
20 janar 2017 • 11 : 33

Pas betimit dhe marrjes zyrtarisht të detyrës së kreut të shtetit, gjatë ceremonisë presidentët amerikanë mbajnë një fjalim.

Disa nga citatet e famshme të shkëputura nga fjalimet ndër vite nga presidentët amerikanë vijojnë si më poshtë:

George Washington në vitin 1789 – “Ruajtja e zjarrit të shenjtë të lirisë dhe fati i modelit republikan të qeverisjes janë konsideruar të ligjshme… kthyer në një instrument eksperimentues të besuar në duart e popullit amerikan”.

Abraham Lincoln në vitin 1865, disa javë para përfundimit të Luftës Civile amerikane dhe vrasjes së tij – “Me keqdashje ndaj askujt, me shpirtbutësi për të gjithë, me vendosmëri në anën e së drejtës, ashtu si Perëndia na jep mundësinë të shohim të drejtën, le të përpiqemi të përfundojmë punën e nisur për të mjekuar plagët e vendit”.

Theodore Roosevelt  në vitin 1905 – “Pjesa më e madhe na ka dhënë, dhe me të drejtë më shumë presin prej nesh. Ne kemi detyra ndaj të tjerëve dhe vetes dhe ne nuk mund të mos i bëjmë”.

Woodrow Wilson në vitin 1917 rizgjidhet në një platformë neutraliteti ndaj Luftës së Parë Botërore – “Ne nuk jemi më provincialë. Ngjarjet tragjike të 30 muajve të trazirave vdekjeprurëse që sapo ne kemi kaluar, na kanë bërë neve qytetarë të botë. Nuk mund të ketë kthim prapa “.

Herbert Hoover në vitin 1929, disa muaj para falimentimit të “Wall Street” që shënoi fillimin e Depresionit të Madh – “Ne kemi arritur një shkallë më të lartë komoditeti dhe sigurie që nuk ka ekzistuar kurrë më parë në historinë e botës”.

Franklin D Roosevelt në vitin 1933 i pari ndër katër fjalimet e famshme të tij – “Ky komb i madh do të qëndrojë siç ka duruar, do të ringjallet dhe do të ketë përparim. Pra, para së gjithash, më lejoni të pohoj me bindje të thellë se e vetmja gjë prej së cilës duhet të frikësohemi është vetë frika”.

John F. Kennedy në vitin1961 – “Bashkatdhetarët e mi amerikanë, mos pyesni se çfarë vendi juaj mund të bëjë për ju, por se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj. Bashkëqytetarë të botës, mos pyesni se çfarë mund të bëjë Amerika për ju, por se çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku për lirinë e qënies njerëzore”.

Ronald Reagan fjalimi i parë  në vitin 1981– “Në këtë krizë të tanishme, qeveria nuk është zgjidhja e problemit tonë, qeveria është problemi vetë”.

Bill Clinton fjalimi i parë në vitit 1993 – “Nuk ka asgjë të gabuar me Amerikën që nuk mund të shërohet nga ajo që është e drejtë për Amerikën”.

Barack Obama në fjalimin e parë në vitin 2009 – “Sot ju them se sfidat me të cilat përballemi janë reale. Ato janë serioze dhe janë shumë. Ato nuk do të realizohen lehtësisht apo në një kohë të shkurtër. Por, ta dish Amerikë, ato do të përmbushen”.

© zëri.info