Kampi ku Hitleri dėrgoi armiqtė e tij: 186 shkallėt e Ferrit (Foto)

Kampi ku Hitleri dėrgoi armiqtė e tij: 186 shkallėt e Ferrit (Foto)

SHPËRNDARJE

20 Janar 2017 • 09:19 •

Këto fotografi të postuara më poshtë, tregojnë kampin nazist të vdekjes, ku Adolf Hiterli kishte dërguar armiqtë e tij më të urryer – që të punojnë deri sa të vdisnin.

Mauthausen ishte një nga kampet më të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky kamp famëkeq ndryshe njihej si “Shkallët e Vdekjes”, transmeton Telegrafi.

Të burgosurit detyroheshin të ngjiteshin në 186 shkallë duke bartur blloka të betonit që peshonin 50 kilogramë.

Kampi ishte i vendosur në Linz të Austrisë.

Të burgosurit e lodhur shpesh rrëzoheshin, ndërsa bllokat e betonit që i bartnin krijonin efektin domino duke u rënë mbi kokë të të burgosurve tjerë që ngjiteshin.

Të burgosurit vdisnin çdo ditë në këto shkallë.

Nëse ndonjëri prej tyre arrinte të ngjitej në majë, rojet e SS-ve i rreshtonin dhe i kushtëzonin me pushkatim ose me rrëzimin e kolegëve të tyre që tentonin të ngjiteshin këtyre shkallëve.

Shumë prej tyre zgjidhnin vetëvrasjen.

Këtë kamp Hitleri e shfrytëzonte për t’i dërguar armiqtë e tij më të mëdhenj politik drejt vdekjes, ndaj nga nazistët quhej “mulliri i kockave”.

Sot kampi “Shkallët e Vdekjes” është pjesë e një muzeu pranë memorialit të Mauthausenit.

Luftëtari francez Christian Bernadac ka shkruar një libër të titulluar “186 shkallët”, pasi edhe vetë kishte qenë i burgosur në këtë kamp.

“Sot, ata që vizitojnë Nauthausenin, nuk i shohin gjërat e njëjta, sepse që nga ajo kohë shkallët kanë marrë formë tjetër dhe janë përforcuar me beton”, ka shkruar Bernadac. 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

Komentet

comments powered by Disqus