Droga e Hitlerit, ja pse ishte aq e famshme në elitën naziste

Dosier January 08, 2017 - 23:39

Methamphetamina ishte droga e preferuar e elitës nazist.

Një dozë e lartë, që tani njihet si Crystal Meth. Furnizuesi i tyre mes viteve 1939 dhe 1945 ka shitur më shumë se 200 milionë pilula.

Fiziologu, Prof. Otto Ranke shkruante: “Me këtë drogë mund të arrish suksese shumë lehtë pa ndjerë lodhje të dukshme 36 deri në 40 orë”.

Edhe vetë Hitleri ishte i varur nga droga si opiata  dhe metamfetamina. Metamfetamina vepron si adrenalina e trupit.

 Nga ana tjetër  kjo drogë shkakton mpirjen e trurit dhe shmang ndjenjat zhgënjyese, si reflektimi ose ngacmimin e ndërgjegjies për reflektim. /Albana Pine - Gazeta Express/