70-vjetori i 'Spiegel'-it dhe Kosova (Foto)

Dosier January 04, 2017 - 17:44

Revista e njohur gjermane "Der Spiegel" mbush 70 vjeç më 4 janar - një udhëtim në vite nëpër kryetitujt e kësaj gazete na tregon se në vitin 1999 Kosova ishte disa herë në fokus të ballinës së revistës.

Por edhe rajoni, raporton DW.

Bomba, Terror, Dëbime - Ku të çon kjo luftë?

Image

Në numrin e 5 Prillit 1999, revista "Spiegel" i kushton vëmendje kryesore luftës në Kosovë. Mjaft analiza gazetareske, por edhe një intervistë me Ibrahim Rugovën, ku ai thekson se shpresa e Millosheviçit janë përçarjet brenda perëndimit.

Kosova - Luftë kundër vrasjes - Frika nga zgjerimi i konfliktit

Image

Në numrin e marsit 1999, revista "Spiegel" shkruan se konflikti i Kosovës mund të transmentohet edhe në Gjermani. Ambasadori jugosllav i atërhershëm, Zoran Jeremiç citohet: "Kemi në Gjermani 800.000 serbë, kjo me sa duket nuk dihet aq mirë." Më vonë ai tha se ky nuk ishte kërcënim.

Protokoll i tmerrit - Çfarë po ndodh vërtet në Kosovë?

Image

Kancelari Schröder për Kosovën: "Marrim pjesë në këtë luftë për të ndalur vrasjet e dëbimin." Revista "Spiegel" sjell informacione të dëshmitarëve okularë për krimet serbe në Kosovë, por shkruan edhe për valët e refugjatëve në Maqedoni e Shqipëri, si edhe ofron një analizë për armiqësinë e vjetër shqiptaro-serbe.

Kosovë - Paqja? - Çmimi, Rreziku, Pasojat

Image

Në një numër të qershorit 1999, "Spiegel" i kushton sërish vëmendje luftës në Kosovë. Europianët festojnë suksesin e diplomacisë, Amerika kërkon prova të ndryshimit të qëndrimit të Millosheviçit, ndërsa kur të vendosen 50.000 trupat e paqes, do të kthehen edhe refugjatët e Kosovës, vëren "Spiegel".

Rrezik serioz - Paqja Ndërhyrja ushtarake

Image

Në numrin e 14 qershorit 1999 "Spiegel i kushton sërish faqen kryesore Kosovës, ku në fokus është rindërtimi i vendit, por nënvizohet edhe barra që mbart paqja në vetvete. Vendimi i OKB-së hapi një shteg të rrezikshëm për paqen në Ballkan. Serbia e ka humbur Kosovën, shkruan "Spiegel".

Finale në Beograd - "Sot ne bëjmë histori"

Image

Në 10 tetor 2000, "Spiegel" i kushton vëmendje zhvillimeve në Beograd, kur opozita merr pushtetin. "Sot ne bëjmë histori", tha Vojislav Koshtunica. Millosheviçi kapitullon, por Serbia ka ende rrugë përpara për t'i afruar Europës.

Jugosllavia pas Titos - Kriza tjetër botërore

Image

"Spiegel"-i 21 janarit 1980 i kushtohet zhvillimeve në Jugosllavi. "Kriza tjetër botërore" - tingëllon sot si një parashikim i saktë i zhvillimeve që pasuan fundin e shekullit të 20-të në rajon. Tito nuk i zgjidhi dot problemet e vazhdueshme të federatës jugosllave. Nacionalizmi mbetet rrezik. Tito tentoi një utopi socialiste, të cilën askush më parë nuk e kishte provuar, shkruan "Spiegel". /DW/