Hitleri nuk kreu vetëvrasje, ja provat reale (Foto)

Dosier November 23, 2016 - 17:38

Është dokumentuar mirë që diktatori nazist u vetëvra në fund të Luftës së Dytë Botërore për të mos rënë në duart e Ushtrisë së Kuqe, që po i afrohej me shpejtësi bunkerit të tij në Berlin.

Sipas versionit zyrtar, Adolf Hitleri qëlloi veten me pistoletë, ndërsa Eva Braun zgjodhi një dozë vdekjeprurëse cianidi dhe në përputhje me urdhërat e dhëna nga vetë Fyhreri, trupat e tyre u dogjën.

Ky është versioni zyrtar i njëri prej akteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, por jozytarisht ka kohë që qarkullon një tjetër version; ai që thotë se Hitleri jo vetëm që nuk u vetëvra më 30 Prill të vitit 1945, por arriti të shpëtojë dhe të largohet drejt Amerikës Latine.

Në shërbim të kësaj teorie janë publikuar së fundmi disa fotografi. Fotot janë shkrepur në hotelin Eden në Argjentinë dhe në të pretendohet se është vetë Hitleri së bashku me pronarët e objektit.

Autenticiteti i fotove nuk është verifikuar ende dhe as fakti nëse në foto është vetë ish-diktatori nazist apo një person tjetër që çuditërisht ka një ngjashmëri të madhe me të. Të shumtë janë ata që dyshojnë për këtë, ndërsa një person shprehet i sigurtë se bëhet fjalë për Fyhrerin.

Historiani Abel Basti shkruan në librin e tij “Ekzili i Hitlerit” se udhëheqësi i Gjermanisë naziste arriti që të nënshkruajë një pakt me amerikanët në fund të Luftës së Dytë Botërore për të mos rënë në duart e sovjetikëve.

Sipas Bastit, pakti përfshinte që veç Hitlerit luftës dhe ndëshkimeve t’u shpëtonin paq edhe shumë shkencëtarë dhe inxhinierë gjermanë që kishin kontribuar në realizimin e luftës më të përgjakshme të historisë së njerëzimit.

“Hitleri u largua nga bunkeri i tij në Berlin drejt aeroportit Tempelhof përmes një tuneli. Në aeroport mori një avion që e çoi drejt Spanjës, nga ku me një nëndetëse u nis drejt Argjentinës”, thotë Basti, transmeton syri.

Historiani pretendon se Hitleri jetoi në Argjentinë për një dekadë dhe më pas u zhvendos në Paraguaji. Këtu, sipas tij, ai ndërroi jetë më 3 shkurt të 1971.

Image

Image

Image

Image