Kjo është pikëpyetja e madhe e Adnan Januzajt!

Botërori 2018 July 16, 2018 - 18:34
LAJMI I FUNDIT

Adnan Januzaj së fundmi e fitoi medaljen e bronztë të Botërorit me Belgjikën, duke u bërë vetëm shqiptari i dytë që e bënë një gjë të tillë në histori, pas Ardian Koznikun, i cili e kishte fituar këtë medalje 20 vjet më parë, respektivisht në vitin 1998 me Kroacinë, shkruan Zeri.info.

Dhe, pas festës që mbretëroi në Belgjikë, ku Januzaj me shokë u pritën si heronj pas suksesit në “Rusia 2018”, futbollisti kosovar i Real Sociedadit e ka postuar një fotografi në “Instastory”, të cilën e ka përcjellë me një pikëpyetje dhe tri pika!

Ndoshta, Adnani do të na befasojë këtë verë me ndonjë transferim “bombastik”. Ku i dihet... /Zëri/

Image

Të rekomanduara