“E kam fikur TV-në në minutën e 94’, nuk doja t'i shihja francezët duke festuar fitoren”

Botërori 2018 July 16, 2018 - 13:29
Detajet

Portieri belg, Thibaut Courtois, duket se ende nuk e ka tretur dhimbjen e eliminimit në gjysmëfinale nga Franca.

Portieri i Chelseat do të dëshironte më shumë që të ishte në vend të francezëve dhe për këtë arsyeje ai nuk e ka shikuar ceremoninë e ngritjes së trofeut të famshëm në ‘Luzhniki’ të Moskës, transmeton Gazeta Express. 

“E kam shikuar finalen, por e kam fikur TV-në në minutën e 94’. Nuk doja që ta shikoja Francën duke festuar fitoren e tyre”, tha ai për RTBF.

“Shokët e mi më treguan se Modrici e ka fituar titullin e lojtarit më të mirë, dhe pastaj do të zbulohej portieri më i mirë gjatë këtij Botërori. Shokët e mi më thanë se jam unë, menjëherë e ndeza TV-në. Ishte një nder i madh për mua, jam shumë i lumtur që kam bërë shumë pritje për ta ndihmuar skuadrën time. Por nuk ishte më e rëndësishmja, sepse dëshiroja që të shkoja sa më larg që të jetë e mundur”.

Image

 

Të rekomanduara