Djelmoshat e artë të Botërorit

Botërori 2018 July 16, 2018 - 13:19
Detajet

Edhe në “Rusia 2018”, ashtu si edhe në Botërorët e kaluar, kanë dalë në pah disa futbollistë të rinj, të cilët kanë shkëlqyer me talentin e tyre. Shumë futbollistë që janë nën moshën 23-vjeçare kanë qenë figura kyçe për përfaqësueset e tyre. Ne jua sjellim formacionin më të mirë të Kupës së Botës me futbollistë nën moshën 23-vjeçare, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Ashtu si në edicionet e tjera të Kupës së Botës, edhe në “Rusia 2018” kanë dalë në pah futbollistë të talentuar, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre. Ne jua sjellim formacionin më të mirë të Kupës së Botës të përbërë nga futbollistë nën moshën 23-vjeçare.

Francis Uzoho, Nigeria

Vetëm njëri prej dy portierëve nën moshën 23-vjeçare, Uzoho, ishte mjaft solid në paraqitjet e tij për Nigerinë pavarësisht se u eliminua në fazën e grupeve.

Yerry Mina, Kolumbia

Tre gola në tri ndeshje të Kupës së Botës do të ishte një rekord që do ta dëshironte çdo sulmues, kështu që një arritje e tillë për një mbrojtës është e jashtëzakonshme.

Jose Maria Gimenez, Uruguai

Duke luajtur përkrah Diego Godinit në klub dhe në kombëtare e ka ndihmuar Gimenezin që të bëhet njëri prej mbrojtësve më të mirë të rinj në botë. Ai ishte njëri prej futbollistëve kyç në arritjen e Uruguait deri në çerekfinale.

Manuel Akanji, Zvicra

Ishte një mënyrë mizore për Akanjin përfundimi i aventurës së tij në Botëror. Devijimi i topit pas gjuajtjes së Emil Forsbergut e dërgoi Suedinë në çerekfinale. Sidoqoftë, në të katër ndeshjet e tij të zhvilluara në Botëror ai ishte vendimtar për Zvicrën.

Benjamin Pavard, Franca

Një lojtar i panjohur deri në fillim të turneut, mbrojtësi i djathtë doli të jetë shumë i vlefshëm për Francën, sidomos me golin e tij kundër Argjentinës në fazën e së tetës së finales.

Lucas Torreira, Uruguai

Nënshkrimi prej 22 milionë funtesh i Arsenalit nga Sampdoria e filloi Kupën e Botës si rezervist, por paraqitja e tij ndaj Rusisë bëri që ai të fitojë vendin e titullarit. 22-vjeçari shkëlqeu edhe në duelin kundër Portugalisë.

Rodrigo Bentancur, Uruguai

I konsideruar si njëri prej yjeve të ardhshëm të futbollit, pati paraqitje impresionuese në zemër të mesfushës së Uruguait. Pasimet e tij të sakta dhe stili elegant i lojës janë veçoritë e këtij futbollisti.

Lucas Hernandez, Franca

Futbollisti i Atletico Madridit është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Franca, duke i dhënë shumë ekipit nga krahu i majtë.

Hirving Lozano, Meksika

Lozano ishte i jashtëzakonshëm në fitoren kundër Gjermanisë në ndeshjen e parë në grup kur goli i tij ia solli fitoren ekipit të tij ndaj kampionit të 2014-ës. Ai pati paraqitje të mira edhe në ndeshjet në vijim pavarësisht eliminimit në të tetën e finales.

Kylian Mbappe, Franca

Duke konsideruar se ai është tre vjet më i ri sesa shumica e lojtarëve në këtë listë, ylli i ri i Francës ka qenë mahnitës. Madje ai shihet nga disa si një fitues potencial i “Topit të Artë”.

Raheem Sterling, Anglia

Një zgjedhje kontroverse në sytë e shumë anglezeve pas paraqitjeve në fazën e grupeve, Stergling tregoi aftësitë e tij të vërteta ndaj Kolumbisë para se të shkëlqente ndaj Suedisë dhe Kroacisë. Edhe pse me mungesë të produktivitetit, kontributi i tij ka qenë i madh për Anglinë./Zëri

Image

Të rekomanduara