Askush nuk e vërejti këtë detaj të Erës në Moskë (FOTO)

Botërori 2018 July 16, 2018 - 11:45
Si nuk e vërejti askush këtë detaj?!

Mbrëmë pas performancës në finalen e Kupës së Botës, Era Istrefi edhe më shumë bëri krenar të gjithë shqiptarët, shkruan “Zeri.info”.

Ajo në stadiumin Luzhnik të Moskës bëri shqiponjën me duar, por këtë fotografi më pas ajo e fshiu nga profili i saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”.

Mirëpo, pakkush e kishte vërejtur se përpos shqiponjës që bëri, ajo ishte e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Këtë e kishte vërejtur më së miri supermodelja shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj.

Ajo ka publikuar një fotografi në “Instastory”, ku ka shkruar “Zemra Mal kur shoh Era Istrefin me ngjyra të flamurit midis Rusisë”, përcjell “Zeri.info”.

Për më shumë, shikojeni fotografinë. /ZËRI/

Image

 

 

Të rekomanduara