Ky moment mund t’ju ketë ikur, shikoni se si gruaja pas Putinit vjedh medaljen dhe e fut në xhep

Botërori 2018 July 16, 2018 - 09:53
Publikohet një video

Në kohën kur të gjithë ishin mes emocioneve të forta teksa ndiqnin kurorëzimin e kampionëve të botës në Rusi, jo të gjithë ishin të vëmendshëm të shihnin diçka të çuditshme që ndodhi gjatë ndarjes së trofeve për fituesit.

Në ceremoninë e dhënies së medaljeve, një grua që qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin, eshte kapur nga kamerat teksa merr një medalje dhe e fut në xhep.

Video e postuar ne rrjetet sociale, ka bërë më pas xhiron e rrjeteve, me pyetjen, “nuk di a e pashë vetëm unë këtë?”.

Të rekomanduara