Vladimir Putin jep një lajm fantastik

Botërori 2018 July 16, 2018 - 08:16
Deklaratë befasuese e presidentit rus, Vladimir Putin

Rusia do të vazhdojë të ofrojë mundësinë e udhëtimit pa viza për tifozët e huaj të futbollit deri në fund të vitit 2018, ka thënë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pas përfundimit të Kupës së Botës në Moskë të dielën.

Rusia i lejoi tifozët e futbollit të udhëtojnë pa viza për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me marrjen e një ID të tifozëve që u ishin dhënë përkrahësve me biletat e ndeshjeve.

“Unë mendoj se do ta bëjmë; për tifozët  e huaj që aktualisht kanë ID-tifozësh, do t’u lejojmë atyre udhëtimin pa viza deri në fund të vitit”, ka thënë Putin.

 

Të rekomanduara