Dschamps: Kishim avantazhin psikologjik dhe mental

Botërori 2018 July 15, 2018 - 21:23
Detajet

Didier Deschamps thotë se aspekti mental dhe psikologjik e ndihmoi ekipin e tij për të triumfuar në Kupën e Botës, transmeton zeri.info

“Unë kisha një grup shumë të ri, 14 prej tyre ishin në një udhëtim zbulimesh në këtë Kupë të Botës. Por, kualiteti ishte aty. Krenaria ime më e madhe për këtë grup është se ata arritën që të kishin gjendjen e duhur mentale për një turne të tillë. Unë e përsëris gjatë gjithë kohës: kurrë mos dorëzo, kurrë mos u dorëzo për asgjë”, deklaroi Deschamps, i cili e kishte fituar Botërorin edhe si lojtar në 1998-n.

“Nuk ka asgjë të përkryer dhe sot nuk bëmë gjithçka në mënyrën e duhur, por ne kemi kualitetet mentale dhe psikologjike, që ishin vendimtare në këtë Kupë të Botës. Në pjesën e parë të kësaj finale, ne nuk krijuam shumë, por po kryesonim 2:1”, shtoi ai.

“Kështu që, sigurisht pyetja që do të bëhet gjithmonë është: a është Franca një kampion i bukur? Epo, ne jemi kampionë të botës dhe Franca do të jetë në krye të botës për katër vitet e ardhshme. Kjo është ajo çfarë duhet të mbahet mend”, u shpreh strategu francez./Zëri

Të rekomanduara