Dalic reagon pas humbjes në finalen e Botërorit

Botërori 2018 July 15, 2018 - 20:39
Detajet

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic e ka uruar Francën për titullin e fituar, transmeton zeri.info

Ai gjithashtu u shpreh krenar për skuadrën e tij.

“Unë e uroj Francën për titullin e tyre. Ne luajtëm mirë në 20 minutat e para, ne e kontrolluam ndeshje. Pastaj erdhi një autogol nga ndërprejra. Ne u kthyem përsëri, dominuam dhe pastaj u akordua penaltia”, deklaroi Dalic.

“Unë duhet të përgëzoj lojtarët e mi, ishte ndosha loja më e mirë në këtë kampionat, ne e kontrolluam ndeshjen por pësuam. Kundër një ekipi të fortë si Franca, ju nuk duhet të gaboni. Ne jemi paksa të pikëlluar, por gjithashtu duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë”, shtoi ai./Zëri

Të rekomanduara