Kroacia e nderon në finale shqiptarin nga Kosova, Ardian Kozniku

Botërori 2018 July 15, 2018 - 20:20
Detajet

Federata e Futbollit e Kroacisë e ka nderuar një shqiptar.

Fjala është për ish-futbollistin e famshëm të saj Ardian Kozniku. Si një futbollist i një gjenerate të artë kroate Kozniku ishte ftuar si VIP nga Davor Suker në finalen e madhe ndaj Francës, raporton Zeri.

Ndryshe, Kozniku është shqiptari i parë që shijoi medaljen e Kampionatit Botëror përkatësisht me Kroacinë në vitin 1998, ku fituan medaljen e bronztën.

Kozniku me shumë yje nga Kroacia kanë aterruar me aeroplan çarter në drejtim të Moskës, për të parë finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë./Zëri

Të rekomanduara