Plas gallata në rrjet pas humbjes së Kroacisë... ''zbulohet'' tersi!

Botërori 2018 July 15, 2018 - 19:29
Plas gallata

Finalja e Botërorit ka ofruar një spektakël të jashtëzakonshëm nga të dyja ekipet, por me kurorëzimin e Francës si kampione e këtij edicioni, nuk kanë munguar dhe “sulmet humoristike” në rrjetet sociale në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama është vënë në qendër të njërës prej humoreve që kanë qarkulluar në rrjet. Sapo Kroacia kaloi me sukses gjysëm- finalen, kryeministri Edi Rama, bëri një foto me Presidenten e Kroacisë.

Nuk ka kaluar pa u vënë re kjo foto në media, e cila më pas është transformuar në një meme humoristike.

Shumë shpesh Ramën e kan akuzuar se i sjell “ters” Juventusit, ekipit për të cilin bën tifo në mënyrë të zjarrtë kreu i qeverisë.

Edhe kësaj here, duket sikur “tersi” ka rezultuar “ngjitës” dhe për Kroacinë.

Image

 

Të rekomanduara