Anglinë e pret një e ardhme e mirë

Botërori 2018 July 15, 2018 - 12:55
Detajet

Jose Mourinho thotë se Anglia duhet të besojë në procesin pas aventurës në Kupës e Botësm që u mbyll me humbjen 2:0 nga Belgjika në garën për vendin e tretë të shtunën, transmeton zeri.info

Ekipi i Gareth Southgatet i tejkaloi pritjet kur arriti deri në gjysmëfinale të Botërorit. Trajneri i Manchester Unitedit sheh një të ardhme të ndritshme për Anglinë.

“Ajo që Anglia sjell në shtëpi, është padyshim një ekip me të ardhme”, deklaroi Mourinho.

“Ju mund ta ndjeni dhe ta shihni në detaje që marrëdhëniet mes Garyt (Gareth Southgatet), Steve (Hollandit, ndihmës-trajneri) dhe lojtarëve kanë të mira”, shtoi ai.

“Janë tre apo katër lojtarë, që nuk do të jenë në gjeneratën e ardhshme dhe lehtësisht mund të zëvendësohet nga talente të tjera të Premierligës. E ardhmja mund të jetë shumë e mirë. Nuk do të rrezikoja duke thënë se në Kupën e Botës tjetër ata kanë mundësi të bëjnë më mirë. Anglia ka një portier për të ardhmen, ata kanë një sulmues për të ardhmen, mesfushorë për të ardhmen dhe një bazë për vazhdueshmëri”, u shpreh portugezi./Zëri

 

Të rekomanduara