Veprimet e Neymarit, i bëjnë njerëzit të qeshin

Botërori 2018 July 13, 2018 - 11:33
Detajet

Ish-sulmuesi i njohur holandez, Marco van Basten thotë se veprimet teatrale të Neymarit në fushë i bëjnë njerëzit që të qeshin, transmeton zeri.info

Van Basten shprehet se ylli i Paris Saint-Germainit duhet ta shikojë më shumë veten. “Nuk është një sjellje e mirë në përgjithësi.

Ju duhet të provoni që të jepni më të mirën tuaj dhe të jeni sportist, por nëse aktroni shumë, nuk do t’iu ndihmojë. Ky është një këndvështrim ku unë mendoj se ai personalisht duhet ta kuptojë situatën e tij”, ka deklaruar holandezi.

“Është gjithmonë një gjë e mirë nëse kemi pas humor në ndeshje dhe ai i bën njerëzit të qeshin dhe kjo është një gjë pozitive”, shtoi ai.

Neymar, i cili u eliminua nga Belgjika në çerekfinale ende mbetet lojtari më i faulluar në Kupën e Botës, padyshim që ishte viktimë e disa ndërhyrjeve të ashpra, por simulimet i tij bënë që ai të jetë një figurë tallëse, sidomos në Evropë./Zëri

Të rekomanduara