Botërori 2018

Kështu u festua fitorja e Kroacisë në 'fshatin kroat' në Kosovë

Kështu u festua fitorja e Kroacisë në 'fshatin kroat' në Kosovë
12 korrik 2018 • 18 : 30

Lexo detajet

Të gjithë bashkë, kroatë e shqiptarë e festuan mbrëmë fitoren e që Kroacia e shënoi ndaj Anglisë. Qindra persona u mblodhën në Janjevë të Lipjanit për ta parë ndeshjen. Në atë vend janë tifozët me të flakët të ekipit kroat. Kjo ngase në Janjevë shumica e popullsisë i përkasin komunitetit kroat.

Ka ardhur nga Kroacia për në Kosovë për ta vizituar familjen e cila i jeton në Janjevë të Lipjanit. Ky person me nënshtetësi kroate thotë se dëshiron që të jetë pranë familjes në ditët kur ekipi i Kroacisë po triumfon në futboll. Në këtë mënyrë, kroati shpjegon se i ndjen më shumë emocionet pranë familjes./Express

Gazeta Express, sot ka qëndruar në Janjevë, aty ku shumica e qytetarëve janë kroatë. Ata kanë shpjeguar për emocionet që u ka dhënë fitorja e ekipit të tyre.

“Që nga fillimi i kampionatit, këtu në Janjevë u organizua ndjekja e ndeshjeve. Ndeshja e mbrëmshme e Kroacisë u përcoll me gëzim të madh. Pas fitores këtu u shënua festa më e madhe që e kam përjetuar deri më sot. Unë jetoj në Janjevë, jam kroat dhe jam krenare me të”, thotë kroati.

I lumtur për fitoren e Kroacisë të enjten është shprehur  edhe Andre Kryeziu nga Janjeva.

“E kam pa ndeshjen dhe kam qenë shumë i lumtur. Unë që prej viteve të 90’ta jam tifoz i Kroacisë.  Dëshira ime e madhe është që kroatët të jenë kampionë botëror”, thotë Andreu.

Ei shpreson se të dielën Kroacia do të triumfojë ndaj Francës.

 Të dielën kur në Rusi mbahet finalja në Janjevë po planifikohet festë e madhe.  Shqiptarë e Kroat do ta përcjellin bashkë finalen e ngjarjes me të madhe sportive; Rusia 2018!

© zëri.info