Mourinho: Anglia ka arsye të qajë

Botërori 2018 July 12, 2018 - 16:29

Jose Mourinho beson se Anglia e lëshoi mundësinë e artë për ta arritur finalen e Botërorit, pas humbjes 1:2 nga Kroacia të mërkurën mbrëma, shkruan Zeri.info.

Ekipi i Gareth Southgate ishte në avantazh prej 1:0 falë golit fantastik të Kieran Truppier, por më pas u godit dy herë nga kroatët, për t’i dhënë fund ëndrrës.

“Anglia ka arsye të qajë sepse ishte shumë afër. Por, gjithashtu ka arsye të jetë edhe optimiste”, ka thënë trajneri portugez për “Rusia Today”.

“Ekipi është përmirësuar shumë në krahasim me paraqitjet paraprake. Është një ekip i ri, pjesa dërmuese e lojtarëve do të luajnë në Botërorin e ardhshëm me më shumë eksperiencë në nivelin e klubeve. Lojtarët dhe skuadra, të gjithë të përfshirët në Botëror, kanë arsye të kthehen në shtëpi me krenari dhe me nder pasi dhanë gjithçka dhe pasi e bënë vendin e tyre krenar. Nëse do të isha në krye të Federatës Angleze do ta vazhdoja bashkëpunimin me Gareth Southgate dhe t’ia jepja rastin që ta udhëheqë ekipin në Evropianin dhe në Botërorin e ardhshëm”, ka përfunduar “Special One”. /Zëri/

Të rekomanduara