Botërori 2018

Kjo është deklarata speciale e Mourinhos për Kroacinë!

Kjo është deklarata speciale e Mourinhos për Kroacinë!
12 korrik 2018 • 16 : 26

Ja çka thotë trajneri portugez!

Jose Mourinho e ka lavdëruar Përfaqësuesen e Kroacisë për arritjen në finale të Botërorit, shkruan Zeri.info.

Trajneri portugez thotë se arritjen e bën edhe më të ëmbël fakti se liga në këtë vend është e dobët dhe se lojtarët luajnë jashtë vendit.

“Është një arritje e madhe për një vend ku liga është e dobët dhe ku pjesa më e madhe e lojtarëve nuk luajnë në Kroaci, por jashtë saj”, ka thënë “Special One”.

“Sa e di unë, kur punon jashtë e ndien vendin tënd në një mënyrë tjetër. Pra, për ta të kthehen në vendin e tyre dhe ta dërgojnë një vend si Kroacia në finale të Botërorit është diçka e mrekullueshme”, vazhdoi trajneri i Manchester Unitedit.

Kroacia fitoi pas vazhdimeve ndaj Kroacisë me rezultat 2:1 dhe do të luajë në finale të Botërorit me Francën të dielën. /Zëri/

© zëri.info