Mbledhje e veçantë e Qeverisë së Kroacisë – të gjithë me fanella

Botërori 2018 July 12, 2018 - 13:10
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Ministrat e Qeverisë së Kroacisë, në krye me kryeministrin Andrej Plenkoviq, kanë ardhur sot në mbledhje të veshur me fanella të kombëtares së Kroacisë.

Në llogarinë zyrtare të Qeverisë së Kroacisë në twitter shkruan: Sot është mbledhje e veçantë e Qeverisë së Kroacisë. Të dielën dalim kampion, raporton lajmi.net.

Kroatët mbrëmë mposhtën Anglinë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në futboll që po mbahet në Rusi.

Në finale, të dielën nga ora 17 do të ballafaqohen me Francën. 

Image 
Image 
Image
Të rekomanduara