Tifozi kroat s’e duron flamurin kombëtar shqiptar

Botërori 2018 July 11, 2018 - 12:21
Detajet

Një tifoz kroat është parë duke ia rrëmbyer nga dora hedhur flamurin kombëtar shqiptar një personi me makinë gjatë festimeve të triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë në Kupën e Botës.

Populli shqiptar gjatë këtij Kampionati Botëror ka përkrahur Zvicrën gjatë aventurës së tyre për shkak të katër shqiptarëve që ishin në përbërje të skuadrës së Zvicrës, nuk ka munguar as përkrahja për Kroacinë, të cilët, populli shqiptar i trajtojnë kroatët si vëllezër të Ballkanit, shkruan Express.

Kroacia fitoi në ndeshjes kundër Rusisë me anë të penalltive, që ia siguroi gjysmëfinalen ku do të përballet sonte me Anglinë për një vend në finalen e madhe në Moskë, transmeton Gazeta Express.

Festa e çmendur e adhuruesve të Kroacisë mbizotëroi si në Rusi po ashtu edhe në Kroaci. Në një video shihet turma me flamuj kroat duke festuar, pastaj kalon një veturë në të cilën shihet flamuri i Shqipërisë, ku më pas një kroat e kap flamurin dhe e largon nga festimet që po bëheshin.

Për më shumë shikojeni videon më poshtë.

 

Të rekomanduara