Harrojeni 'Topin e Artë', dua Botërorin

Botërori 2018 July 11, 2018 - 10:48
Detajet

Kylian Mbappe thotë se dëshiron të fitojë Kupën e Botës me Francën dhe nuk është i interesuar për një çmim individual si “Topi i Artë”, transmeton zeri.info

Mbappe ka qenë njëri prej futbollistëve kyç të Francës deri më tani në rrugëtimin deri në finale të Kupës së Botës dhe futbollisti i Paris Saint-Germainit tani kërkon triumfin.

19-vjeçari është përmendur gjithashtu si njëri prej kandidatëve për të fituar “Topin e Artë” pasi që u bë adoleshenti i parë pas Peles që arrin të shënojë më shumë se një gol në ndeshjet e Botërorit. Sidoqoftë, Mbappe preferon më shumë triumfin në Botëror sesa në garën për “Topin e Artë”.

“Është e paimagjinueshme. Është ëndrra e një jete, e një jete të ardhshme. Nuk arrij të gjej fjalët e duhura”, deklaroi Mbappe.

“As në ëndrrat më të mëdha të mija nuk e kam imagjinuar këtë, edhe pse jam një ëndërrimtar i madh”, shtoi ish-sulmuesi i Monacos, i cili i kompletoi 7 prej 15 driblimeve të tij në sfidën ndaj Belgjikës.

“Nuk më intereson ‘Topi i Artë’, dua Kupën e Botës”, u shpreh ai./Zëri

Të rekomanduara