Ky është trajneri që ka arritur në finale të Kampionatit Botëror dhe Kampionatit Evropian

Botërori 2018 July 11, 2018 - 10:00
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror pasi e mposhti Belgjikën.

Goli i Samuele Umtiti ishte vendimtar në këtë sukses të Francës.

Franca e ka fituar një herë Kupën e Botës dhe atë në vitin 1998, kur kapiten ishte pikërisht Deschamps, duke e mposhtur në finale Brazilin me rezultat 3-0.

Trajneri ka refuzuar të bëjë krahasime mes kësaj gjenerate dhe asaj para 20 viteve, duke thënë se duan ta shkruajnë një faqe të re të lavdishme të historisë së futbollit francez.

Deschamps ka thyer një rekord që askush nuk e kishte arritur deri më tani.

Ai është kthyer në njeriu e parë që ka arritur në finale të Kampionatit Botëror dhe Kampionatit Evropian, si lojtar dhe di trajneri.

Dallimi qëndron se ai i kishte fituar të dy trofetë si lojtar në vitet 1998 dhe 2000.

Në anën tjetër është një humbje e marr para dy vitesh, ku Franca e tij humbni nga Portugalia në finale. /Telegrafi/   

Të rekomanduara