Modric, mesfushori më i mirë në botë

Botërori 2018 July 10, 2018 - 11:02
Detajet

Ish-mesfushori anglez, Jermaine Jenas thotë se Luka Modric është futbollisti më i mirë në botë për rolin e tij. Jenas, i cili në të kaluarën kishte luajtur së bashku me Modricin te Tottenhami, thotë se do të jetë e vështirë për Anglinë që ta ndalë atë.

“Nuk kam takuar ndonjë lojtar më të vendosur sesa Luka dhe kam parë shumë pak që janë të talentuar si ai”, ka thënë Jenas.

“Kështu që do të jetë e vështirë për Anglinë që ta ndalojë të mërkurën sepse ai është më i shpejtë sesa që shumica e njerëzve mendojnë dhe shumë më i fuqishëm gjithashtu”, shtoi anglezi.

“Unë thjesht nuk kam parë një lojtar më të mirë se ai në atë zonë të fushës askund në planet momentalisht”, u shpreh ai./Zëri

Të rekomanduara