Stones dëshiron finalen

Botërori 2018 July 10, 2018 - 10:33
Detajet

John Stones thotë se nuk dëshiron që ta lëshojë mundësinë për të luajtur në finalen e Kupës së Botës, transmeton zeri.info

Mbrojtësi nuk është i gatshëm që ëndrra për të fituar Botërorin të marrë fund derisa Anglia kërkon finalen e parë që prej vitit 1966.

“Tre Luanët” do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Kroacisë të mërkurën. Stones, i cili ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Anglisë deri më tani, është i vetëdijshëm se mundësia për të luajtur në finale të këtij kompeticionit ndoshta nuk do t’i vije më.

“Si fëmijë ju ëndërroni që të luani, të shënoni për Anglinë dhe për atë se çfarë do ndieni”, ka deklaruar Stones.

“Jam munduar që ta shfrytëzoj sa më shumë këtë përvojë. Ndoshta nuk do të më ndodhë kurrë më, kështu që po mundohem ta shfrytëzoj çdo mundësi, duke sjellë gjithçka që kam mësuar te City dhe nga karriera ime”, shtoi mbrojtësi, i cili ka shënuar dy gola deri më tani në Botëror.

“Ne jemi të emocionuar për të mërkurën, mezi po e presim atë dhe po mundohemi që të përgatitemi sa më shumë që të mundemi”, shtoi ai./Zëri

Të rekomanduara