Vermaelen, i frikësohet Mbappes

Botërori 2018 July 09, 2018 - 13:55
Detajet

Thomas Vermaelen thotë se rreziku më i madh për Belgjikën në sfidën ndaj Francës do të vije nga këmbët e Kylian Mbappes, transmeton zeri.info

Vermaelen e sheh Mbappen si lojtarin më të rrezikshëm në përballjen e ekipit të tij ndaj francezëve në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Adoleshenti i Paris Saint-Germainit ka pasur një ndikim të madh deri më tani në Botëror, duke qenë vendimtar për rrugëtimin e francezëve deri në gjysmëfinale.

“Për mua Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në ekipin e Francës. Ai është jashtëzakonisht i shpejtë dhe mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment”, deklaroi Vermaelen.

“Është një skuadër shumë e fortë, por për mua Mbappe është më i miri”, shtoi ai./Zëri

Të rekomanduara