Pas vendimit të FIFA-s, Federata Kroate jep paralajmërimin e rreptë për futbollistët e saj

Botërori 2018 July 08, 2018 - 22:13
Lexoni më shumë detaje

Pas fitores së djeshme të Kroacisë përballë Rusisë ka ardhur dhe një veprim aspak i matur nga Vida dhe Vokujeviç i cili nuk ngeli pa u hetuar dhe nga FIFA.

Por për fat të mirë të kroatëve nuk pati asnjë masë drastike. Megjithatë Federata Kroate e Futbollit ka bërë një paralajmërim të rreptë për lojtarët e saj.

Në komunikatën e tyre lexohej:

“HNS tërhiqet nga çdo mesazh i tipit të bërë nga Vida dhe Vukojevic, të cilët ia kushtuan fitoren Ukrainës, pasi luajnë me Dinamon në Kiev. Ata, ashtu si futbollistët e tjerë, janë këshilluar të mos i përsërisin më të tilla deklarate. Politike apo jo, nuk na intereson, nuk duam të ketë asnjë deklaratë që nuk ka lidhje me futbollin dhe mund të ketë interpretime të tjera.”. /Panorama/

Të rekomanduara