Brazili vendos për fatin e trajnerit pas eliminimit nga Botërori

Botërori 2018 July 08, 2018 - 18:42
Ky është vendimi i Brazilit

Federata e Futbollit e Brazilit (CBF) ka vendosur ta mbajë Titen në rolin e trajnerit të ekipit kombëtar deri në fund të Kupës së Botës 2022 në Katar, përkundër eliminimit nga Botërori Rusia 2018.

CBF-ja ka thënë se i beson projektit të 57-vjeçarit që nisi dy vite më parë dhe e udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit të lehtë në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Tite do t’i ketë disa ditë për ta menduar vendimin e tij, por ai ndan dëshirën e njëjtë për ta udhëhequr ekipin kombëtar drejt triumfit në Kupën e Amerikës që do të mbahet në Brazil.

Drejtuesit e futbollit brazilian e kuptojnë pse Brazili u eliminua në çerekfinale të Botëorit në Rusi dhe ndiejnë se nuk ka nevojë për ndryshime radikal, si ato që kishin ndodhur pas dështimeve në Kupat e Botës më 2010 dhe 2014.

 

Të rekomanduara