Kroacia, e gatshme për Anglinë

Botërori 2018 July 08, 2018 - 13:51
Detajet

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic thotë se ekipi i tij është i gatshëm për përballjen ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, transmeton zeri.info

Ai thotë se ekipi i tij do të ketë energji të mjaftueshme në sfidën kundër Anglisë pas fitores dy herë radhazi në gjuajtjen e penaltive.

Kroacia siguroi për herë të parë kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit që prej vitit 1998, kur kishin zënë vendin e tretë. “I përgëzoj djelmoshat e mi, por gjithashtu edhe Rusinë që luajti mirë.

Kjo nuk ishte një ndeshje e bukur, por një luftë. Një betejë për gjysmëfinale. Ne ishim me fat, falë Zotit”, deklaroi Dalic.

“Ne e bëmë veten të lumtur përsëri, por gjithashtu edhe ata në Kroaci. Unë nuk qaj shpesh, por tani kam një arsye të mirë. Kroacia është në gjysmëfinale. Ky është një rezultat i madh”, shtoi ish-trajneri i Dinamos së Tiranës.

“Ne kemi energji të mbetur për Anglinë. Ne nuk duam të ndalemi. Ne do të mundohemi të luajmë sa më mirë. Ne kemi dy ndeshje për të luajtur. Ne jemi shumë të motivuar. Ne do të japim gjithçka. Do të jetë përsëri një betejë, por unë besoj”, shtoi ai ndër të tjera./Zëri

 

Të rekomanduara