Pas shqiptarëve FIFA tani dënon edhe Kroacinë

Botërori 2018 July 08, 2018 - 13:12
Ja arsyeja

Në ndeshjen e 1/8-tës së finalë së Kupës së Botës, Kroacia me Danimarkën kishin arritur baraz deri tek penalltitë. Kroatët kishin vazhduar duke fituar këtë ndeshje në penallti ndaj Danimarkës, duke kaluar në çerekfinale.

Kroatët para se të fillojnë vazhdimet kishin sjellur pijet e tyre për lojtarët, që të freskoheshin, gjë që është kundër rregullave të FIFA, pasi ato ofrohen sponzori zyrtar i Kupës së Botës.

Komiteti disiplinor i FIFA-së ka dënuar për këtë fakt kroatët me 60 mijë 256 euro për shfrytëzimin e produkteve të pa autorizuara në fushën e lojës. /Insporti

Të rekomanduara