Ndahet nga gruaja për shkak se ajo e vlerëson Ronaldon më lart se Messin

Botërori 2018 July 04, 2018 - 13:31

Një burrë rus i është drejtuar gjykatës me kërkesë për t’u shkurorëzuar nga bashkëshortja e vet pas një grindjeje të madhe me të për atë se kush është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Sipas gazetës “Argumento I Fakti”, çifti i çmendur pas futbollit – Arsen dhe Lyudmila – prishen marrëdhëniet kur Arsen e festoi fitoren e Argjentinës ndaj Nigerisë, raporton Mirror, përcjell Gazeta Express.

Arsen kishte vendosur t’i paketojë gjërat dhe ta largohej në momentin që bashkëshortja e tij, Lyudmila, kishte vazhduar së insistuari se superylli portguez, Cristiano Ronaldo, ishte talent më superior se Lionel Messi. Kjo ishte grindja e tyre më e fundit në një seri grindjesh rreth futbollit dhe dy futbollistëve më të mirë në botë.

Megjithatë, këtë herë, Arsen ka vendosur që martesa mes tij dhe bashkëshortes të marrë fund qysh mëngjesin e ditës së nesërme. Ai e ka dorëzuar kërkesën për shkurorëzim në gjykatë në qytetin Chelyabinski në Rusi.

Pasi tha për gazetën se kishte rënë në dashuri me bashkëshorten kur ishin takuar në një kafene duke e shikuar Kupën e Botës 2002, ai shtoi: “Që prej fillimit të Kupës së Botës, ajo filloi ta tallte Messin dhe tha se ai nuk i zoti as të shënojë penallti kundër Islandës”.

“Nuk munda të përmbahem dhe ia thashë ato që i mendoja për Ronaldon, ekipin kombëtar portugez dhe të gjitha klubet që asaj i pëlqejnë”, shtoi ai.

“Në fund i mblodha plaçkat dhe u largova përgjithmonë”, tregoi ai.

Të rekomanduara