A do të pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës? Ky është vendimi zyrtar i Behramit!

Botërori 2018 July 04, 2018 - 13:19
LAJMI I FUNDIT

Valon Behrami nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga Kombëtarja e Zvicrës, përkundër moshës së tij, shkruan Zeri.info.

33 vjeçari ndien se mund të japë ende kontribut tek Helvetikët.

“Ndiej se mund të jap ende diçka për skuadrën. Kam ende objektiva me këtë skuadër”, ka thënë futbollisti i Udineses.

“Kam ende nevojë për ta arritur një objektiv, përkundër faktit se jam 33 vjeçar”, shtoi ai.

Behrami ka thënë se do të vazhdojë derisa trupi i tij t’i thotë se mund të luajë.

Kohëve të fundit atë e kanë përshkuar lëndimet dhe gjuri po i bëhet keq e më keq pas çdo loje. /Zëri/

Të rekomanduara