A do të festojë përsëri me shqiponjë nëse shënon gol, kjo është përgjigja e Xhakës

Botërori 2018 July 03, 2018 - 09:42
Përgjigjet Granit Xhaka

Sot do të zhvillohet dueli i 1/8 së finales në Kampionatin Botëror, ku do të përballen Suedia dhe Zvicra.

LEXO EDHE: Xhaka me paralajmërim për Suedinë

Mesfushori shqiptar nuk ka dashur të përgjigjet nëse do të festonte me shqiponjë po të shënonte sërish, shkruan albinfo.ch.

Para takimit, nuk kanë munguar provokimet. Mbrojtësi suedez Lustig tha se dëshironte që Granit Xhaka të largohej nga fusha me karton të kuq, ndërsa nuk vonoi dhe përgjigja e mesfushorit nga Kosova.

“Nuk është ndeshja ime e parë dhe provokimet janë të zakonshme në duele si këto. Kam mësuar nga gabimet e së kaluarës”, është shprehur Xhaka.

Në konferencën për media, Xhaka është pyetur nëse do të festonte sërish me shqiponjë në rast të një goli eventual, por mesfushori i Arsenalit dribloi gjithçka.

LEXO EDHE: Xhaka ka arsye të shënojë gol nesër (FOTO)

Federata e Futbollit të Zvicrës nëpërmjet një përfaqësuesi të saj ndërhyri më pas në konferencën e shtypit duke thënë se do të lejoheshin vetëm pyetje në lidhje me ndeshjen.

Futbollisti shqiptar është pyetur edhe për penalltinë e humbur në Evropianin e kaluar ndaj Polonisë.

“Mund të fle normalisht edhe duke menduar këtë. Do të synojmë të mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave por nëse çështja e kualifikimit do të vendoset me 11-metërsha, do jem nga të parët që do të marr përgjegjësinë, gjithmonë nëse ma lejon trajneri”, u shpreh futbollisti shqiptar.

Të rekomanduara