Xhaka ka arsye të shënojë gol nesër (FOTO)

Botërori 2018 July 02, 2018 - 22:54
Detajet

Granit Xhaka që nga goli kur e shënoi ndaj Serbisë është kthyer në një hero jo vetëm për Zvicrën, por për te gjithë shqiptarët, shkruan Zeri.info

Në ndeshjet që i luajti Zvicra, bashkëshortja e Xhakës nuk ishte e pranishme dhe përkrahjen bashkëshortit ia jepte nga shtëpia, por kësaj radhe është krejt ndryshe.

Leonita ka publikuar një fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social "Instagram", gjë që tregon se ajo ka udhëtuar drejt Rusisë, transmeton më tutje "Zeri.info".

Se a do të jetë nesër Leonita edhe një motiv shtesë për Granitin që të shënojë gol ndaj Suedisë, kjo mbetet të shihet.

Kujtojmë se ndeshja Zvicër - Suedi do të zhvillohet nderës me fillim prej orës 16:00, transmeton "Zeri.info".

Nga ky takim do të mësohet edhe çerekfinalisti. /ZËRI/

 

Image

 

Të rekomanduara