Belgjika përmbys Japoninë dhe siguron çerekfinalen

Botërori 2018 July 02, 2018 - 21:56
Detajet

Belgjika ka arritur që të rikthehet nga disavantazhi prej dy golash ndaj Japonisë për të fituar 3:2, duke siguruar kalimin tutje në çerekfinale të Botërorit, transmeton zeri.info

Japonia së pari kaloi në epërsi me anë Genki Haraguchit në minutën e 48-të, ndërsa e dyfishoi atë pas vetëm katër minutash falë golit të Takashi Inuit (52’).

Në anën tjetër Jan Vertonghen (70’) e ngushtoi epërsinë në 2:1 para se rezultati të barazohej nga Marouane Fellaini (74’).

Golin e fitores dhe të përmbysjes së madhe për Belgjikën e shënoi Nacer Chadli në minutën e 94-t.

Në çerekfinale Belgjika do të takohet me Brazilin./Zëri

Të rekomanduara